Edhe pse kanë siguruar dokumente udhëtimi nga Ambasada në Kiev, shtetasit e Maqedonisë së Veriut sërish nuk kanë mundur të dalin jashtë Ukrainës, pohon ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Një nga familjet është me fëmijë 1-vjeçar. Osmani i ka kërkuar ministres së Jashtme të Bullgarisë që kur të evakuohen qytetarët bullgarë, të evakuohen edhe shtetasit tanë që kanë mbetur atje.
“Me një familje me një fëmijë njëvjeçar kam biseduar unë drejtpërdrejt, janë në pjesën lindore të Ukrainës, me disa qytetarë të cilët janë në Odesë. Mbrëmë fola me ministren e Jashtme të Bullgarisë, sepse ata kanë konsullatë në Odesë, të mundet që me autobusët e tyre që i do i marrin qytetarët e tyre, t’i marrin edhe qytetarët e tanë”, tha Osmani.
Në Kiev të bllokuar kanë mbetur edhe ambasadori dhe diplomatët, pohoi Osmani, duke shtuar se ata gjatë gjithë kohës po qëndrojnë në vend të fshehtë dhe po presin evakuim.
“Ambasadori, diplomati dhe 2 qytetarë të tjerë të cilët janë në ambasadë, pjesën me të madhe të ditës e kalojnë në vend të fshehur, se sa në ambasadë. Nuk mund të shkojnë as në rezidencat e tyre, kanë mbetur dhe flenë aty. Po mundohemi t’i evakuojmë. Kisha disa kontakte me kolegë dhe ministra të rajonit dhe ka diku 20 ambasadorë të BE-së në Kiev të cilët gjithashtu nuk mund të dalin”, tha Osmani.
Ndihëm për evakuimin e sigurt të shtetasve Osmani ka kërkuar edhe nga ministrja e Jashtme e Ukrainës. Pohoi se janë në kontakt se cila nga vendet e BE-së do të siguron i pari transport të mundet që edhe shtetasit tanë t’i nxjerrin deri në Poloni.
