Shtabi zgjedhor i presidentit aktual Donald Tramp, i cili garon për mandat të dytë, ka hequr dorë nga pjesa kyçe e pohimeve të tij për numërimin e votave në Pensilvani. Ankimimi i ndryshuar u bë i ditur në bazën e të dhënave elektronike të gjykatës federale të shtetit.
Dokumenti tani nuk përmban akuza se zyrtarët e zgjedhjeve i kanë shkelur të drejtat kushtetuese të përfaqësuesve të fushatës së presidentit amerikan, duke e kufizuar aftësinë e republikanëve për të stimuluar numërimin e votave. Avokati i Trampit, Rudolf Xhuliani, ka thënë vazhdimisht se më shumë se 600,000 vota të dhëna në Filadelfi dhe Pitsburg duhet të konsiderohen të pavlefshme.
Ekipi ligjor i Trampit tani është duke u përqendruar në akuzat se Republikanët kanë qenë në pozitë të pavolitshme për shkak të faktit se disa zona elektorale të kontrolluara nga Demokratët i lejuan zyrtarët t’i korrigjojnë gabimet e votave të dërguara me postë. Më herët, zyrtarët shtetërorë thanë se kjo i referohej një numri shumë të vogël të votave.
Avokati i Demokratëve, Klif Levin deklaroi para gazetarëve se këto pohime republikane “nuk kanë absolutisht asnjë efekt në numërimin e përgjithshëm të votave ose në fitoren e Xho Bajdenit ndaj Donald Trampit”.
