“ShqipVille” do të qëndrojë hapur për një kohë të gjatë, fiton kontratën

TË FUNDIT

Themeluesja e hapësirës promovuese të traditës, historisë dhe gjuhës shqiptare në qendër të Brukselit, Ledja Canaj ka njoftuar se “ShqipVille” do të qëndrojë e hapur për një kohë të gjatë.

Kjo, siç bëri të ditur ajo, u mundësua pas sigurimit të kontratës së afatgjate.

Kontrata bazohet në promovimin e diversitetit kulturor.

Kujtojmë se TV21, javën që lamë pas raportoi për këtë hapësirë kulturore në qendër të Brukselit, e cila ishte hapur vullnetarisht më 28 nëntor – për Pavarësinë e Shqipërisë dhe ishte në plan të mbyllej më 17 shkurt – për Pavarësinë e Kosovës. Interesimi i madh për t’u vizituar nga turistët shqiptarë dhe të huaj, e mbajti të hapur më gjatë dhe tani e kurorëzon me kontratë afatgjate.