Shqiptari Mensur Hyseni thyen rekordin e marinsit amerikan në “Pull-up”, futet në librin Guinness

TË FUNDIT

Shqiptari nga Presheva, Mensur Hyseni është futur në librin Guinness për “Pull-up”, shkruan TV21. Ai theu rekordin e një marinsi amerikan, respektivisht realizoi 617 ngritje për një orë, ndërkaq marinsi amerikan kishte realizuar 611 ngritje. Rekordi u thye në palestrën “Shëndeti” në Tetovë. Hyseni thotë se për këtë projekt është përgatitur 3 vjet, ndërkaq falënderon bashkëshorten e tij, pa të cilën thotë se nuk do ta arrinte këtë sukses./tv21.tv