Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears, sot në “Për ditë të mbarë” tha se u ndje keq për mënyrën se si u mbajt sivjet “Eurovizioni”, por u shpreh i lumtur që në vitin 2021 do mund ta përfaqësojë prapë Zvicrën, por me një këngë tjetër. “Është tek rregullat e Eurovizionit që nuk ke të drejtë ta përfaqësojë dy herë të njëjtën këngë, eddhe duhet kënga të dalë në shtator”, tha Tears, shkruan rtv21.tv Ai më tutje tregoi se si ka ndikuar në karrierën e tij përfaqësimi i Zvicrës në Eurovizion Artisti tha se ishte për të një befasi e madhe që aq shumë njerëz e kanë përkrahur atë dhe shtoi se ishte si një ëndërr.
