Shqipëria u furnizua me 100.000 teste të shpejta për Covid-19

TË FUNDIT

Qeveria e Shqipërisë siguroi 100.000 teste të shpejta për virus korona, informoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke shtuar se së shpejti do të sigurohen edhe 300.000.

Testimi, shtoi ajo, do të fillojë të hënën në Tiranë, ku është vatra kryesore e virusit, ndërsa pastaj edhe në pjesët e tjera të vendit.

Pasi vlerësoi se vendin e presin muaj të rëndë, ajo bëri mesatare të aktiviteteve të ndërmarra.

“Nuk do kemi muaj të lehtë, por puna s’ka ndalur në asnjë moment, për të garantuar mbrojtjen e stafeve mjekësore. Për mjekët, epidemiologët infermierët, janë mbështetur me bonusin special, një fond prej 8 milion eurosh është dedikuar i gjithi për këtë gjë. Kemi siguruar mjetet e mbrojtjes personale, kemi 550 shtretër në spitalet covid. Sistemi ynë në fillim numëronte 200 respiratorë, sot kemi 483 respiratorë”, tha Manastirliu.

Ajo shtoi se janë siguruar ilaçet e nevojshme sipas protokolleve dhe se po garantohen medikamente falas për ata të cilët mjekohen në kushte shtëpie.

Mes tjerash, Manastirliu foli edhe për vaksinën kundër Kovid-19, duke shtuar se Qeveria është e angazhuar në disa drejtime.

“Kemi realizuar disa hapa, nëpërmjet angazhimit direkt dhe financiarisht me Kovaks. E kemi bërë pra parapagimin për të pas qasje në vaksinë. Jemi duke vlerësuar në disa drejtime me strukturat e BE për të paur qasje në vaksinën por dhe përmes vetë vendeve”, sqaroi ministrja.

Gjatë ditëve të kaluara gjithnjë e më të zëshme ishin kërkesat e ekspertëve të shëndetit publik për rritjen e numrit të testeve në nivel ditor. Ata konsiderojnë se ai numër duhet të jetë prej 5 deri në 6.000 teste./MIA