Shqipëria nuk e hoqi orën policore, sqarohet Edi Rama!

TË FUNDIT

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur zërave kundër për sa i përket orës policore.

Sipas Ramës tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës dhe se qeveria e di mirë atë që bën.

Kryeministri Rama ne Twitter:
“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!”