Shqipëria interesohet për kosovarin Arijon Ibrahimoviç

TË FUNDIT

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U21, Alban Bushi ka zbuluar nëse Shqipëria ka shprehur interesim në sulmuesin me prejardhje kosovare, Arijon Ibrahimoviç.

Ibrahimovic më herët është aktivizuar me grupmoshat e reja të Gjermanisë, ndërsa ka të drejtë të luajë edhe për Kosovën.

Trajneri Bushi e konfirmoi interesimin e Shqipërisë për Ibrahimoviç.

“Çdo lojtar shqiptarë kudo që është, në çdo kampionat të Evropës, ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka pasur kontakte Shqipëria. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të presë Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por çdo lojtar shqiptarë që është në kampionatet e Evropës që luan dhe ka nivel për ekipin Kombëtar është i kontaktuar 100 % nga ne”, tha Bushi.

Ibrahimoviç është në huazim nga Bayern Munichu te skuadra italiane Frosinone, tek e cila shënoi gol në ndeshjen e fundit kundër Empolit në Serie A.