Shqipëria hapi Konsullatë Nderi në Gjakovë(Video)

TË FUNDIT

Në Gjakovë u përurua sot Konsullata e Nderit e Shqipërisë, duke u bërë kështu konsullata e parë shqiptare që hapet në Kosovë.
Konsullata është hapur nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, të cilit iu bë një pritje e veçantë nga Komuna e Gjakovës.

Ai, së bashku me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, bënë zbulimin e pllakës së kësaj konsullate./ 21 Media