Shqipëria dhe Mali i Zi më afër BE-së! Kanë përparuar më së shumti me kapitujt negociues

TË FUNDIT

Vendet që i kanë më mirë punët me integrimin evropian janë Shqipëria dhe Mali i Zi. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, vlerësoi përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se Tirana ka arritur të hapë të gjithë grup-kapitujt e negociatave në një kohë shumë të shkurtër, me hapjen e fundit në muajin nëntor, përcjell TV21.

Sipas tij, viti i ardhshëm do të jetë momenti i së vërtetës për Shqipërinë për të përshpejtuar reformat dhe për të dhënë rezultate konkrete në procesin e anëtarësimit. Në vlerësimin e tij, Kosta përmendi edhe përparimin e Malit të Zi, ku vetëm këtë javë u mbyllën me sukses pesë kapituj negociues, si dhe miratoi hapat e ndërmarrë nga Bosnja dhe Hercegovina me miratimin e Axhendës së Reformave.