Nëse para pandemisë Greqia ishte destinacioni i preferuar për maqedonasit, nga viti i kaluar ky trend u ndryshua. Sipas punëtorëve të turizmit, edhe këtë verë Shqipëria do të jetë destinacioni i preferuar për pushimet verore. Ka disa arsye për këtë: kushtet për hyrje në këtë vend, aranzhmanet e lira, çmimet e volitshme në restorantet dhe natyra e mrekullueshme në bregun e detit Jon që i ka mahnitur turistët.
“Destinacioni më i kërkuar dhe më i vizituar sipas numrit të turistëve është Shqipëria. Vitin e kaluar shumica e turistëve e vizituan Shqipërinë. 70% prej tyre përsëri do të shkojnë atje për shkak të ofertës që e morën. Nëse i shohim çmimet në Shqipërinë, mund të akomodohesh në apartament, tre vaktet mund t’i marrësh në restorant dhe të gjitha këto i merr me çmime më të lira se në Greqinë”, tha Arkan Kerim – punëtor turistik.
I mohojnë spekulimet se për hyrje në Greqi duhet të shkruhet në mesazh se ku do të qëndroni dhe në cilat plazhe do të shkoni, dhe se paguhet shtesë për mirëmbajtjen sipas standardeve Kovid, çmimet janë të njëjta. Maska mbahen në të hapur, por jo edhe në plazh.
“Ka disa ridrejtime, Greqia ishte destinacion numër një pa konkurrencë, këtë vit shumë nga turistët vendosin të shkojnë në destinacionet ku nuk nevojitet testi PCR, Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa një pjesë e madhe prej turistëve e zgjedhin Turqinë për këtë verë”, u shpreh Ana Marija Punëtore turistike.
Këtë verë për turistët maqedonas, një nga destinacionet më tërheqëse është Turqia, thotë Arkan Kerim, si destinacion i lirë për shkak se turistët rusë nuk shkojnë atje, andaj do të ketë aranzhmane të lira me çmime të ulëta prej 300-400 eurove për 7 netë all inclusive. Ajo që i pengon turizmit është ora policore, veçanërisht u pengon atyre që janë dashamirës të jetës së natës. Nga destinacionet e përmendura, në Greqi nuk ka orë policore, megjithatë në Shqipëri dhe Turqi ka, por pritet që me lehtësimin e masave, të hiqet edhe ora policore.
