Në Shqipëri nesër duhet të mbërrijnë 7.000 vaksina nga 500.000 të dakorduara me kompaninë “Fajzer”.
Paraprakisht, në fillim të këtij muaji në vend erdhën 1.170 ndërsa deri në fund të muajit duhet të vijë sasi e re ose gjithsej 40.000 vaksina.
Vaksinimi në Shqipëri filloi më datën 11 muajin e kaluar pas donacionit të marrë prej 975 dozave të vaksinave nga, siç tha, kryeministri Edi Rama, një vend mik emri i së cilit nuk ka dashur të përmendet publikisht.
Sipas statistikës zyrtare deri më tani dy doza të vaksinës i kanë marrë 540 punonjës shëndetësorë dhe kryeministri Rama, ndërsa dozën e parë e kanë marrë 689 punonjës shëndetësorë.
Derisa po zhvillohet vaksinimi me dinamikë të ngadalësuar, virusi është duke u përhapur në mënyrë të shpejtë. Mesatarisht në ditë këtë muaj janë nga 1.050 raste të reja, nga 13 të vdekur ndërsa katër spitalet kovid janë të stërmbushura.
Siç informoi dje Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në 24 orët e kaluara, nga 3.994 testimet e bëra, rezultat pozitiv është marrë tek 1.152 persona që janë 29 për qind të testimeve.
Në të njëjtën kohë kanë vdekur 12, janë shëruar 740 ndërsa në katër spitalet Kovid, të cilat disponojnë me gjithsej 550 shtretër, janë hospitalizuar 512 pacientë.
