Shqipëri, fillon vaksinimi i të moshuarve, Rama nuk i kursen batutat

TË FUNDIT

Për herë të parë në Shqipëri fillon vaksinimi i të moshuarve të cilët janë njëri ndër grupet më të rrezikuara nga virusi korona, përcjell TV21.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në shtëpinë e të moshuarve, madje duke mos i kursyer edhe batutat me ta.

Një nga të moshuarve, Rama iu drejtua: “Të kanë thënë që do vij unë dhe je bërë si nuse”.

Nga ana tjetër Orgeta Manastirliu ministre e Shëndetësisë, bëri të ditur se në 24 orë do të bëhen 300 doza por me kalimin e ditëve kjo shumë do të rritet në 500.