Shqipëri, 15 viktima dhe 836 të infektuar me Covid-19

TË FUNDIT

Rriten shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas shifrave që publikon Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa raste të reja janë 836.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë, 28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë, 5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë, 3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër, 1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Kurse, me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.