Shqipëri, 12 raste të reja me Covid-19, shkon në 832 numri i të prekurve

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri informon se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 persona të tjerë të infektuar me Covid-19.

Rastet pozitive janë zbuluar pas kryerjes së 255 testeve tek persona të dyshuar, ndërsa sipas ministrisë së Shëndetësi rastet e sotme janë shumica të infektuar nga persona të kontaktit.

Numri i të prekurve në Shqipëri ka shkuar në 832, ndërsa numri i të shëruarve nga Covid-19 është 595 dhe raste aktive janë 206.