Sipas rezultateve paraprake të shpallura këtë mëngjes për zgjedhjet në Gjermani, Partia Socialdemokrate (SPD) e qendrës së djathtë dhe lideri i tyre Olaf Sholc fituan 25.7 për qind të votave, përpara unionit konservativ CDU- CSU, i udhëhequr nga Armin Lashet me nivel historikisht më të ulët të votave prej 24, 1 për qind.
Gjermania, e cila ishte shtyllë e stabilitetit në epokën e Angela Merkel, po hyn në një fazë shumë më të paparashikueshme, duke u përballur me negociata të vështira për të formuar një qeveri të ardhshme pas zgjedhjeve parlamentare. Që në mëngjes, liderët e partive të ndryshme që mund t’i bashkohen koalicionit të ardhshëm, po takohen në Berlin dhe duhet të bëjnë të ditur aleancat e mundshme.
Konservatorët nuk kanë fituar kurrë më pak se 30 për qind të votave, që për analistët do të thotë një goditje e rëndë për grupin e Merkelit në një kohë kur ajo po tërhiqet politikisht.
Në Gjermani, votuesit nuk e zgjedhin drejtpërdrejt kancelarin, por deputetët e zgjedhin atë kur të krijohet një shumicë në parlament.
“Po fillon loja e pokerit,” publikoi “Shpigel”, duke vënë në dukje se pas vozimit mbeten të hapura çështje, të tilla si, kush do të jetë kancelar dhe cili koalicion do të drejtojë vendin në të ardhmen.
“Ajo që është e sigurt është se shumë qytetarë votuan për SPD sepse duan ndryshimin e qeverisë dhe gjithashtu sepse duan që kancelari i ardhshëm të quhet Olaf Sholc,” deklaroi mbrëmë Sholc.
Rivali i tij i qendrës së djathtë Armin Lashet, pavarësisht rezultatit “zhgënjyes”, nuk është gati të bashkohet me opozitën.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të formuar një qeveri të udhëhequr nga koalicioni CDU-CSU,” citoi Lashet.
Në Gjermani, për formimin e qeverisë të re negocojnë vetëm partitë politike. Pas zgjedhjeve të mëparshme në vitin 2017, koalicioni i madh aktual u formua vetëm gjashtë muaj më vonë, duke çuar në paralizë politike të Gjermanisë, veçanërisht në çështjet evropiane.
Sipas rezultateve aktuale, janë të mundhsme disa zgjidhje për shumicën në Bundestag.
SPD mund të krijojë një koalicion me të Gjelbrit, të cilët janë të tretët me 14.8 për qind të votave dhe liberalët e FDP-së, partia e krahut të djathtë që fitoi 11.5 për qind.
Sipas një sondazhi të ”Jugav” të publikuar mbrëmë, shumica e votuesve janë për opsionin e parë dhe 43 për qind e tyre besojnë se Sholc duhet të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ekonomisë më të madhe të Evropës.
Prandaj, gjithçka do të varet nga vullneti i mirë i këtyre dy partive të vogla, të cilat sot gazeta Bild i quajti “krijues të mbretërve”.
Kreu i FDP-së, Kristian Linder tha dje se do të ishte “e dëshirueshme” që partia e tij dhe ekologjistët fillimisht të bisedojnë para se të vendosin nëse do të krijojnë një aleancë me konservatorët apo Socialdemokratët.
“Tani ne udhëheqim në të gjitha sondazhet. Ky është një mesazh inkurajues dhe një mandat i qartë për t’u siguruar që të kemi një qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë,” tha kandidati për kancelar i SPD-së, Sholc gjatë një tryeze të rrumbullakët me kandidatët e tjerë.
Sholc, 63-vjeçar, do të ishte kancelari i katërt i SDP pas luftës pas Vili Brand, Helmut Shmit dhe Gerhard Shreder. Ai ishte ministër i Financave në kabinetin e Merkel dhe ish-kryebashkiak i Hamburgut.
Rivali konservator i Sholc, Armin Lashet, 60 vjeç, sinjalizoi se blloku i tij nuk ishte ende gati për të pranuar humbjen.
“Kancelari nuk është emëruar gjithmonë nga partia e rangut më të lartë.… Unë dua një qeveri që përfshin të gjithë partnerët, ku të gjithë janë të dukshëm dhe jo një qeveri në të cilën do të shkëlqejë vetëm kancelari,” tha Lashet (60), në tryezë të rrumbullakët.
Shmid qeverisi deri në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980 në koalicion me FDP, megjithëse Socialdemokratët e tij kishin më pak vende sesa blloku konservator.
