Në një dyqan në qendër të Beogradit diku para orës 9 të mëngjesit të sotëm, erdhi deri në shpërthim dhe më pas edhe deri në zjarr, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Nga Ministria serbe e Punëve të Brendshme për RTS-në konfirmuan se pesë persona u plagosën në shpërthimin e një bombole gazi, nga të cilët, sipas mediave, një person pësoi lëndime serioze.
Shpërthimi ka ndodhur në një restorant për ushqim të shpejtë gjatë riparimit të bombolës së gazit. Lokali u shkatërrua plotësisht, ndërsa fuqia e shpërthimit dëmtoi dy dyqane të tjera dhe theu xhamat në ndërtesat përreth.
Në terren kanë dalë katër ekipe të zjarrfikësve me 17 zjarrfikës.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në Qendrën emergjente dhe u është dhënë ndihma mjekësore./MIA
Siç deklaruan dëshmitarët okularë, shpërthimi ishte aq I fuqishëm sa kanë menduar se diçka është rrënuar.
