Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë të publikojnë listë të kormobiditeteve të cilat janë vërejtur te të vdekurit nga Kovid-19 (ato diagnoza në mënyrë adekuate të lirohen edhe më tutje nga puna), një pjesë e të sëmurëve kronik të cilët janë me rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga Kovid-19 të mbesin të liruar nga puna (lista e sëmundjeve kronike më të rrezikuar të dorëhohet nga klinikat adekuate deri te Komisioni për Sëmundje Infektive), ndërsa kthimi në punë i të sëmurëve kronik të zhvillohet sipas kritereve të caktuara, sepse të gjithë pacientët me sëmundje kronike nuk janë me rrezik të lartë.
Këto janë pjesë e kërkesave të shumë shoqatave të pacientëve në lidhje me rekomandimin e Komisionit për kthim në punë të të sëmurëve kronik, të cilët, siç kumtuan, sot i kanë dorëzuar deri te Ministria e Shëndetësisë, Komisioni përi Sëmundje Infektive…Shoqatat sot mbajtën onlajn mbledhjen.
“Për më pak raste të rrezikshme të pacientëve me sëmundje kronike të vendoset individualisht (gjegjësisht vërtetimin ta japë specialisti në mënyrë adekuate sipas sëmundjes, shërimit, vendit të punës në të cilën gjendet pacienti). Për specialistët të mund të kryejnë kontrolle adekuate që të jepet vërtetim, të sigurohen veçanërisht termine në klinika. Gjatë marrjes së vendimeve për pacientët e rrezikuar, mjekët specialistë dhe institucionet t’i kontaktojnë shoqatat adekuate që të merren vendime të drejta”, qëndron në kërkesën e shoqatave të pacientëve “Borka”, “Jetë me sfida”, për ndihmë dhe mbështetje të personave me sklerozë multiplekse, për leukemi kronike, Lidhja e Shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë, Nefron, Hepar qendra, “Peperutka” dhe Aleanca e organizatave të pacientëve – AOP.
Shoqatat shfaqin shpresë se do të merren parasysh propozimet dhe kërkesat e tyre të mbahet mbledhje e përfaqësuesve të shoqatave me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe./MIA
