Shkurte Gashi arrin 100 mijë abonues në Youtube

TË FUNDIT

Njihet si një nga artistet me zërin më të veçantë.

Shkurte Gashi është pjesë e estradës tashmë një kohë të gjatë, ku ka sjellë projekte të shumta muzikore.

Ajo ka njoftuar se ka arritur numrin e 100 mijë abonentëve në Youtube, me ç’rast është shpërblyer nga kjo platformë.

“Një simbol i vogël nga Youtube, por një rrugëtim dhe karrierë e gjatë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Shkurta nuk ka qenë shumë aktive kohëve të fundit për shkak të angazhimeve në jetën private./21Media