“Shkupi tashmë më afër Prishtinës”, kështu tha kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti dhe bëri të ditur se janë ndarë 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë, shkruan TV21. Mexhiti tha se po ndërtojnë rrugë për të afruar njerëzit dhe për të krijuar mundësi të reja për brezat që vijnë. Në anën tjetër, edhe bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami tha se kanë përfunduar të gjitha procedurat burokratike dhe është hapur rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë. Kasami tha se Ssqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit.
Kryetarët e VLEN-it uruan qytetarët për fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë.
“Shkupi tashmë më afër Prishtinës.
200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë.
Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Mes premtimeve t’thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e qytetarëve.
Kjo është qeverisja jonë. Çdo premtim i mbajtur, çdo angazhim i kthyer në punë. Investojmë për një shtet më të zhvilluar, për ekonomi më të fortë dhe për lidhje më të afërta mes vendeve tona.
Po ndërtojmë kilometra rrugë, sepse kështu afrojmë njerëz, krijojmë mundësi dhe hapim horizonte të reja për brezat që vijnë.
Urime!!!”, tha Mexhiti.
“Autostrada Shkup – Bllacë po bëhet!
Përfunduan të gjitha procedurat burokratike dhe u hap rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë.
Shkupi me Prishtinën sot janë më afër se kurrë.
Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit.
Ta gëzojmë!”, tha Kasami
