“Shkupi qytet rezistues” projekti i Qytetit të Shkupit dhe UNDP-së vazhdon me gjelbërimin e çatisë së Shtëpisë së ndërtimtarëve. Në këtë hapësirë tanimë kthehet kinemaja e njohur verore por kësaj here pa zë për shkak se vizitorët do të mbajnë dëgjuese që të mos u pengojnë fqinjëve. Pritet që temperatura në qytet të ulet për 3 gradë, ndërsa në vendin konkret edhe më shumë.
“Përvojat tregojnë se në hapësira të tilla temperaturat dinë të ulen mes 16 dhe 22 gardëve ndërsa në mënyrë shtesë risim efikasitetin energjetik”, tha Petre Shilegov – kryetar i Qytetit të Shkupit.
Investimi kushton 18 milion denarë.
“Vitet e fundit mundohemi që ta ndihmojmë Shkupin në zbatimin e masave që janë pjesë e strategjisë “Shkupi rezistues” në lidhje me ndryshimet klimatike dhe ky projekt është pjesë e atyre aktiviteteve”, u shpreh Narina Sahjakan – përfaqësuese e UNDP.
Kjo është çatia e dytë pas çatisë së Q.T.Q, ndërsa në radhë është ajo e Q.T. Mavrovasja. Çatitë e gjelbra nuk janë aktivitetet e vetme, Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në ka pasur seri aktivitetesh për gjelbërimin e hapësirave publike me përfshirjen e qytetarëve dhe arkitektëve.
