Shkupi në kaos me bllokadat, autobusët privatë do të vazhdojnë me protestë derisa të gjendet zgjidhje

TË FUNDIT

Autobusët privat sot sërish bllokuan disa rrugë të Shkupit. Ata që në ora 6 të mëngjesit u parkuan te udhëkryqi afër QT “Mavrovasja”, te Kryqi i Kuq dhe në bulevardin “Ilinden”, me çka u shkaktuan kolona të gjata të makinave, e shumë punëtorë u vonuan për në punë.

Drejtori i kompanisë transportuese “Slloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski theksoi që do të vazhdojë bllokimin e rrugëve deri sa të gjendet zgjidhje me Qytetin e Shkupit.

“Bllokadat do të jenë të përhershme, deri në arritjen e një zgjidhjeje ligjore të këtij problemi.

-Në të tre udhëkryqet? Në të tre udhëkryqet, por nuk përjashtohet mundësia e zgjerimit të tyre. Ka mjaftueshëm autobusë, nuk janë vetëm 50 siç pretendon Arsovska, janë afro 200 autobusë që kanë për qëllim të tërheqin vëmendje dhe qytetarët të njihen me gjendjen reale”, tha Lenin Jovavski drejtor i “Vozitje e Lirë”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për bllokadën në Shkup. Duke e komentuar protestën e transportuesve privatë, Kovaçevski tha se të njëjtit njerëz që bënin fushatë për Arsovskën sot mbajnë konferencë për shtyp pas bllokadave me autobusët.

 “Atë çfarë i bënë Shkupit me ‘Shkupi 2014’, për të cilin tani duhet të kthehet eurobondi, atë që e paguan, mbi gjysmë miliardë euro, tani duhet të kthehet, për atë Besimi informoi se vitin e ardhshëm duhet të sigurojmë 1,5 miliardë euro për kthim, epo mbi gjysmë miliard euro është stiropori që bie nga kjo ndërtesë, ky është eurobondi, ky është Shkupi 2014, që tani do ta kthejnë të gjithë qytetarët, pas asaj katastrofe që i bënë Shkupit, të njëjtit, me kuadrot e njëjta tani e bllokuan të gjithë Shkupin, e dinë qytetarët që këtë e bën VMRO-DPMNE, shihni se kush mban konferenca për shtyp, të njëjtit njerëz që ishin në fushatën e Danella Arsovskës”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Por nga VMRO DPMNE akuzojnë Kovaçevskin dhe Arsovskan se janë marrë vesh që provizioni i naftës t’i takojë një deputeti të pushtetit.

A është e vërtetë se zbritja që NQP ka negociuar me furnizuesin e naftës, zbritje që tani nuk është në kontratë, në vend të parave për transportuesit, do të përfundojë në xhepin e një kontabilisti nga Gjorçe Petrovi në Shkup, i afërt me  Danela Arsovskësn, i cili në prapavijë menaxhon me NQP?A është e vërtetë që edhe një i afërm i Danela Arsovskës negocion për të gjitha tenderët e dyshimtë?”, theksoi Naum Stoillkovski – VMRO DPMNE.

Ndryshe dy kompanitë “Makeskpres” dhe “Sloboda Prevoz” thonë se do të vazhdojnë me bllokada dhe do të përdorin të gjitha mekanizmat për të marrë rreth një milion e gjysmë euro borxh nga qyteti, ndërsa kanë paralajmëruar edhe padi për prishjen e kontratës.