Shkupi “i vdekur” të dielën! Shumë qytetarë kritikojnë “të dielën ditë jo pune”

TË FUNDIT

Kafene të mbyllura.

Pak njerëz që kishin dalë për shëtitje.

Dita e diel nga 1 janari është ditë jo pune për shumë veprimtari. Ata që i takuam në qendër nuk pajtohen me këtë. Thonë se Shkupi është bërë si qytet i vdekur e nuk po kanë ku të pinë as kafen e mëngjesit.

 “Nuk është aspak mirë, megjithatë ata të cilët kanë vendosur për këtë “vdekje”, fundjavat nuk i kalojnë në këtë “vdekje”, por dalin jashtë vendit, në Greqi, Itali, Dubai. Për popullin e thjeshtë kjo nuk është aspak mirë”.

TV21: Ku e keni pirë kafen sot?

“Në shtëpi, nuk ka, shikoni asnjë nuk punon asnjë vetëshërbim, nuk kanë pasur punë tjetër këtë ta bëjnë, është për keqardhje”.

Të tjerë qytetarë mendojnë se “e diela ditë jo pune” nuk është mirë as për turistët.

 “-Është shumë keq”.

TV21: Pse?

“Po nuk ke ku të dalësh, është edhe më keq për turistët, nuk punojnë as kafenetë asgjë”.

 “-Për Zotin nuk është mirë, për turistët nuk munden të ulen në asnjë vend, ajo është problemi më i madh.

TV21: Ku e keni pirë kafen sot?

“Në rrugë, në aparate”.

Punëdhënësit të cilët nuk do ta respektojnë ligjin, do të përballen me ndalesë për punë në afat prej 15 ditëve dhe kallëzim penal. Nga institucionet kanë paralajmëruar se gjobat për shkelësit që do të punojnë ditën e diell do të jenë të larta. E sindikatat e punëtorëve ligjin e kanë cilësuar si të pranueshëm por kanë vërejtje se duhen mekanizma më të mëdha për mbrojtjen e punëtorëve.