Mbeturina gjithandej, kontejnerët përplot dhe të pa pastruar. Këto pamje janë bërë përditshmëri në qytetin e Shkupit.
“Kontejner. Kjo pajisje shumë thjeshtë funksionon në gjithë botën. Qytetarët në të hedhin mbeturina, ndërsa ndërmarrjet komunale që paguhen qytetarët, e bartin dhe deponojnë nëpër deponi. Por te ne kjo gjë është mit, në të vetëm hudhen, hudhen dhe hudhen mbeturina dhe shumë rallë transportohen”, raporton gazetari i TV21, Goran Temenugov.
Por kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk pajtohet me vërejtjet. Thotë se gjithçka është njëjtë si në vitet e mëparshme.
“Qyteti i Shkupit funksionon, përkatësisht NP “Ndërmarrja publike – Higjiena Komunale” punon në mënyrë identike, njëjtë siç ka punuar edhe në gjithë vitet paraprake…d.m.th. çdo ditë në këto ditë të javës, kur të njëjtët, normalisht, duhet të dalin në terren dhe ta përfundojnë të punën”, u shpreh Danella Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit.
Ajo problemin nuk e sheh në funksionimin e NP Higjienë komunale. Sipas saj, në vitet e fundit në mënyrë drastike është rritur vëllimi i mbeturinave rreth dhe në kontejnerë.
“Ndodh të kemi situata ku një ndërmarrje komunale ose subjekte private që mbledhin këto mbeturina nga amvisëritë, ose nga subjektet juridike, nuk i hedhin ato në Drisla, si e vetmja deponi sanitare në Maqedoni. Dhe tani, për shkak se kemi sanksione vërtet të rrepta, arrijmë të zbulojmë të gjitha ato deponi ku ata përpiqen t’i hedhin dhe atje pasojnë përgjegjësi penale, ata zbulojnë se gjatë orëve mes kontrolleve, ata bëjnë të njëjtën gjë si hedhja në kontejnerë, ose më konkretisht pranë kontejnerëve”, shtoi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Arsovska thotë se Inspektimi komunal në Qytetin e Shkupit punon me ritëm të përforcuar dhe se kryhen dyfish më shumë inspektime dhe gjoba krahasuar me inspektimet e tjera në shtet.
“Çdo komunë ka inspektorë të saj të cilët fatkeqësisht duhet të jenë në terren dhe të veprojnë dhe çdo komunë ka ndërmarrje të saj komunale të cilat po ashtu duhet të punojnë”, potencoi Danella Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit.
Arsovska thotë se rrugët rregullisht po pastrohen, por se vetëm disa orë pas kësaj ato përsëri janë të papastra.