Shkup, vjedhje gjatë orës policore, arrestohen dy persona

TË FUNDIT

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16.20, policia nga Sektori për Punë të Brendshme, Shkup, në bulevardin “ Filipi I Dytë I Maqedonisë” ka privuar nga liria një person, me iniciale P.N (41) pasi tek i njejti gjatë kontrollës për ndalim të lëvizjes, janë gjetur mjete dhe gjësende për të cilat ekzistojnë dyshime se janë vjedhur. Gjithashtu, dje në ora 09.30, shërbime e policisë në SPB, Shkup, në zonën e Çairit, gjatë ndalimit të lëvizjes, ka privuar nga liria një person me iniciale E.E (21) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit, janë gjetur gjësendet për të cilat ekziston dyshim se të njejtat janë vjedhur. Pas dokumentimit të çështjes, kundër të dyve do paraqiten parashtresat e duhura.