Shkup, sanksionohen 186 shoferë, 68 për vozitje të shpejtë

TË FUNDIT

Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 186 masa, mes të cilave për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes janë sanksionuar 68 shoferë, 14 sanksione janë shqiptuar për vozitje pa patentë shoferi, tre për mosshfrytëzim të rripit të sigurisë.

Siç kumtoi MPB janë shqiptuar gjashtë masa për shfrytëzim të celularit, tre sanksione për drejtim nën ndikim të alkoolit, dy për kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe 43 për parkim të padrejtë të automjetit.

MPB paralajmëron kontrolle të përforcuara të komunikacionit edhe në ditët në vijim dhe apelon deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit me qëllim që të rrituet siguria në komunikacion.