Shkup, prej sot subvencione për biçikleta dhe trotinetë elektrik

TË FUNDIT

Qyteti i Shkupit sot do t’i publikojë thirrjet publike për ndarjen e subvencioneve për biçikleta dhe trotinetë elektrikë për vitin 2020.

Siç thonë nga Bashkia, risi këtë vit është që qytetarët do të mund të dorëzojnë llogari fiskale për biçikletën ose trotinetin e blerë nga 1 janari i këtij viti. Mjetet që Bashkia e Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal dhe 30 për qind nga vlera e trotinetit elektrik, por jo më shumë se 7.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal.

Thirrjet do të jenë të hapura deri më 30 nëntor të këtij viti ose deri në realizimin e mjeteve, ndërsa do të zbatohen sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari”. Një person mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për marrjen e subvencioneve për blerjen e një biçiklete, ndërsa e njëjta vlen edhe për subvencion për trotinet elektrik.

Aplikuesi duhet t’i plotësojë këto kushte: të jetë banor i Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Çair, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Vodë, Saraj, Qendër dhe Shuto Orizarë), të mos ketë të shfrytëzuar subvencion për blerjen e biçikletës ose të mos të shfrytëzuar subvencion për blerjen e trotinetit elektrik nga Bashkia e Shkupit, biçikleta e re ose trotineti i ti të jetë i blerë ose e ka blerë në shtet nga 1 janari i këtij viti e deri në shterimin e buxhetit të dedikuar për thirrjen publike, por jo më vonë se 30 nëntori i këtij viti.

Është e nevojshme të dorëzohet edhe kërkesë dhe deklaratë për subvencion për blerjen e një trotineti elektrik, dëshmi për vendbanim në Bashkia e Shkupit, me dorëzimin e kopjes së letërnjoftimit të vlefshëm të aplikuesit, kopje nga llogaria bankare e aplikuesit, deklaratë se aplikuesi deri më tani nuk ka shfrytëzuar subvencion për blerjen e biçikletës nga Bashkia e Shkupit, deklaratë se aplikuesi deri më tani nuk ka shfrytëzuar subvencion për blerjen e trotinetit elektrik nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/

MARKETING I PAGUAR POLITIK