Shkup, autobusët me numër 19 dhe 20 nuk qarkullojnë! Qyteti i Shkupit nuk i ka paguar, nga nesër pritet të kthehen në normalitet

TË FUNDIT

Ka gjysmë orë që po e presin autobusin me numër 19 ose 20, po asnjëri nuk po vjen.

Qyteti i Shkupit nuk ka paguar transportuesit privat për transportin që kryejnë dhe linjat që mbajnë, andaj është ndalur qarkullimi.  

Rrallë vinë, vonohen nga gjysmë orë. Cilin numër e prisni ju? 20. A kishte sot 19? Shkoi, gjysmë ore jam këtu nuk e pashë. Ka rrëmujë, popull ka duhet të lëshojnë më shumë autobusë qoftë 19 apo 20”

Vetëm shikoni listën se në sa minuta kalon numri tetë, katastrofë. Në 80 minuta kalon numri tetë. A e dini njohuri se nuk 19 sot? Po dëgjova dje, se nuk ka 19.”

Pyetëm edhe në sportel.

Të ju pyes 19 kaloi sot, apo nuk ka? Nuk ka sot, nuk e di përse. Sa ditë nuk ka? Ju kisha lutur të pyesni tek ne në firmë”

Në ueb faqe dhe në tabelat e stacioneve qëndronte orari i qarkullimit për linjën 19, por autobusët nuk u panë fare.

Jemi në stacionin e autobusëve Karposh katër ku duhej të kalonte linja e autobusit 19. Ekipi jon priti 11.55 kur ishte e paraparë të kalonte autobusi i  kësaj linje mirëpo nuk kaloi”,  raporton Remzije Bilalli, gazetare.

Shkuam edhe në një stacion tjetër për tu siguruar edhe atje autobusët nuk erdhën, edhe pse në tabelë figuronte se brenda pak minutave duhej të arrinin.

Jemi ne stacionin e autobusëve në Bit Pazar në tabelë shkruante se për dy minuta do të arrijë autobusi I linjës 19 por nuk arriti deri më tani”, raporton Remzije Bilalli, gazetare.

Millorad Dimitrievski një nga pronarët e “Makespres” për TV21 sqaroi se pse nuk ka autobusë. Ai tha se nuk janë paguar mjetet e mjaftueshme e as avansi nga ana e qytetit të Shkupit për kilometrat e kaluara mujore

Por Dimitrievski potencoi se ky problem sot u zgjidh.

Sot kishim takim me përfaqësues të Shkupit u morëm vesh për reduktimin e borxhit dhe transferim urgjent të disa fondeve që të mund të punojmë, mendoj nga nesër transporti do të normalizohet”, tha Millorad Dimitrievski “Makespres”.

E nuk ka munguar edhe reagimi nga LSDM të cilët e quajtën Arsovskën si të pasuksesshme dhe zhgënjim për shkupjanët, e cila në kampanjën zgjedhore kishte premtuar autobus falas për të gjithë.