Shkup, 37-vjeçari dyshohet se tentoi të vriste vëllain e tij

TË FUNDIT

Prokuroria ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë vëllain e tij, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar nga Shkupi.

“Më 18 tetor, në shtëpinë familjare në Marino, i dyshuari ka tentuar t’i marrë jetën vëllait të tij, duke e goditur me një shkop druri në kokë dhe në të gjithë trupin. Si pasojë e goditjeve, viktima ka filluar të gjakoset nga koka dhe ka humbur ndjenjat, ndërsa i dyshuari, në vend që t’i ofronte ndihmë, ka shkuar të flejë. Ditën tjetër, kur është zgjuar, ka parë se vëllai i tij ishte shtrirë në gjak dhe pa ndjenja, por përsëri e ka lënë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore vetëm rreth tre orë më vonë”, thonë nga Prokuroria duke shtuar se kanë kërkuar që gjykata të shqiptojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.