Numri i viktimave nga koronavirusi në Brazil ka shkuar në 40 mijë e 919, meqë në 24 orët e fundit u regjistruan 1 mijë e 239 viktima. Më shumë se 30 mijë raste të reja u regjistruan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 802 mijë e 828 – vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara, me më shumë se dy milionë. Shumë ekspertë paralajmërojnë se numri i rasteve në Brazil mund të jetë shumë më i madh – për shkak të mungesës së testimit./21Media
