Shkon në 11 numri i viktimave, mbi 80 të pla’gosur! Mediat gjermane: Autori, nga Arabia Saudite

TË FUNDIT

Një automjet është futur mes turmës së njerëzve duke shkaktuar një tragjedi në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë.

Media gjermane “BILD” raporton se numri i viktimave ka shkuar në 11 dhe ekziston frika për rritjen e tyre. Ndërkohë rreth 80 persona janë plagosur. Sakaq policia po kryen kontrolle në zonë.

Shoferi i dyshuar i makinës është arrestuar.

Sipas mediave gjermane, autori dyshohet se është nga Arabia Saudite, ndërsa automjetin me të cilin kreu sulmin e kishte marrë me qira.

Videoja në mediat sociale tregon një numër njerëzish të shtrirë në tokë dhe shërbimet e urgjencës të pranishëm. Makina ka hyrë me shpejtësi në tregun e Krishtlindjeve dhe ka përshkruar një distancë prej 400 metrash, mes njerëzve.