Shkëndija fillon aventurën europiane/Nuhiu: Jemi gati, do të tregojmë lojë të mirë

TË FUNDIT

Shkëndija dhe Shkupi nesër nisin aventurën europiane. Shkupjanët në terren mysafirë do të përballen me ekipin Hegelamann nga Lituania, ndërsa tetovarët në Shkup në stadiumin “Todor Proeski” e presin Haverforduestin nga Uellsi. Trajneri i Shkëndisë, Ardian Nuhiu para gazetarëve tha se e kanë analizuar mjaft mirë kundërshtarin dhe se pret një performancë të mirë nga futbollistët e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=mE7YEAi71jM

“Pa diskutim vlerësim maksimal për skuadrën kundërshtare. Në këto nivele s’ka skuadër të lehtë. Çdo ekip ka cilësitë dhe objektivin e vet. Mua më intereson skuadra ime dhe ne jemi të gatshëm për një përballje ku kam besim të plotë te futbollistët të cilët nesër do të performojnë në formë shumë të mirë. Këtë po e them pasi plotë 40 ditë kemi punuar bashkë dhe jemi munduar që në çdo mënyrë të sjellim idetë tona dhe ta analizojmë kundërshtarin si në aspektin kolektiv se si luan si skuadër”- deklaroi Ardian Nuhiu – trajner i Shkëndisë.