Shkëndija edhe këtë sezon do të luajë në Shkup/ Kasami beson se në vjeshtë do të nisë rinovimi i stadiumit

TË FUNDIT

 

Shkëndija e Tetovës edhe këtë sezon ndeshjet europiane do t’i luaj jashtë qytetit, për shkak kushteve katastrofale të stadiumit. Kryetari i Tetovës Bilall Kasami jep edhe një premtim tjetër për fillimin e rinovimit  të stadiumin. Ai gjatë ditës së premte ka pasur një takim me përfaqësues të klubit Shkëndija edhe kompanisë Ekolog dhe thotë se janë pranë një marrëveshje, sipas së cilës në vjeshtë mund të fillojnë punimet.

“Kemi një ofertë. Ditën e djeshme i sqaruam edhe detajet e fundit dhe unë besoj se shumë shpejtë si komunën e Tetovës dhe si përfaqësues i klubit Shkëndija me marrëveshje finale dhe shumë shpejtë do të nisin edhe punimet në stadiumin e Tetovës. Unë pres që në bazë të dinamikave që i kemi caktuar me përfaqësues të klubit Shkëndija diku ka vjeshta të nisin punimet.”- deklaroi Bilall Kasami kryera i komunës së Tetovës.

Por Kasami edhe në fillim të vitit 2022 tha se brenda atij viti punët duhet të fillojnë.

 “Pritet që brenda muajve të kemi një marrëveshje përfundimtare edhe besoj se brenda vitit të fillojnë punët në stadiumin e qytetit.”- tha Bilall Kasami kryera i komunës së Tetovës.

 

Edhe me 11 nëntor Kasami para gazetarëve tha se brenda vitit 2022 do të ketë një marrëveshje.

 “Besoj se deri në fund të vitit do të kemi një marrëveshje përfundimtare“- shtoi ai.

Stadiumi i qytetit të Tetovës i është dhënë në koncesion kompanisë Ekolog, megjithatë infrastruktura tashme disa vite le shumë për të dëshiruar. Stadiumi ka ndriçim, edhe fusha është riparuar tribunave aty nuk mund të luhen ndeshjet ndërkombëtare. Për këtë shkak ekipi tetovar detyrohet të luaj në Shkup.