Shkencëtarët në Britani të Madhe nuk janë plotësisht të bindur se vaksinat kundër Covid-19 do të jenë efikase mbi mutacionin e ri të koronavirusit të gjetur në Afrikën e Jugut. Këtë e konfirmon redaktori politik i Aj-Ti-Vi (ITV), i cili i referohet një këshilltari shkencor anonim në Qeverinë britanike.
“Sipas këshilltarit shkencor anonim, shkaku për shqetësimin e ministrit Met Henkok është mutacioni afrikanojugor të virusit dhe fakti se ata nuk janë të bindur se vaksinat do të jenë efikase kundër tij, siç është rasti me versionin britanik”, deklaroi redaktori politik i Aj-Ti-Vi, Robert Peston. Deklaratën e tij e transmetuan Rojtersi dhe mediat e tjera britanike.
Ministri britanik i Shëndetësisë Met Henkok paraprakisht deklaroi sot se është tepër i shqetësuar për variantin e ri të Kovid-19.
Agjencia qeveritare për shëndet publik nuk iu përgjigj thirrjeve të mediave lokale lidhur me komentet e Prestonit.
