Shkarkohet drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe në Pejë

TË FUNDIT

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tv këshilltari për media i ministres Haxhiu, Flamur Pireva.

Të shkarkuarit janë: Heset Loku, drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe Arif Beqa, drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Pejë./21Media