Tregu i ri i automjeteve energjetike në Kinë gjatë 5 viteve të ardhshme pritet të përjetojë një rritje të fortë të nxitur nga politikat qeveritare dhe faktorë të tjerë, bëhet e ditur ne një raport industrial, shkruan “Xinhua”.
Shoqëria ndërkombëtare e studimit të tregut “International Data Corporation” (IDC) bëri të ditur se shitjet totale të automjeteve energjetike në Kinë këtë vit arritën në kuotën 1.16 milionë dhe parashikohet të shkojnë në mbi 5.42 milionë në vitin 2025.
Raporti thekson se tregu kinez i automjeteve energjetike duhet të rritet me një normë vjetore prej 36.1% nga vitit 2020 në 2025-n.
Të dhënat e “International Data Corporation” tregojnë se makinat tërësisht elektrike në tregun e automjeteve energjetike pritet të rritet me 90.9% në vitin 2025, nga 80.3% këtë vit.
