Shitja globale e Tojotas në muajin maj ka rënë për 34 për qind për shkak të pandemisë

TË FUNDIT

Prodhuesi japonez i automobilave “Tojota Motor” kumtoi se shitja e tij e automjeteve në maj ka rënë për 34,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 609.460 copë për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, njofton DPA.

Grupacioni “Tojota” në të cilën janë përfshirë “Dajhatsu Motors” dhe “Hino Motors” gjithashtu, kumtoi se prodhimtaria globale ka rënë për 56,5 për qind, në 408.842 automjete, sepse përkohësisht i ka mbyllur fabrikat e veta në shumë pjesë të botës për ta penguar përhapjen e koronavirusit.

Kompania multinacionale japoneze pret që shitja e saj globale e automjeteve për vitin vijues financiar deri në mars të viti 2021 të bie për 14.9 për qind në 8,9 milionë copë, transmeton DPA./MIA