Shilegov: Transporti publik nuk është burim i infeksionit, për dezinfektim ishim edhe në “New York Times”

TË FUNDIT

I pari i Shkupit, Petre Shilegov siguron qytetarët se autobusët e transportit publik janë të sigurt, dezinfektohen me rregull dhe qarkullojnë me kapacitet të plotë.

“NQP (Ndërmarrja e Qarkullimit Publik) nuk ka qenë dhe nuk do të jetë burim i infeksionit. Edhe në “New York Times” ka pasur shkrim se si dezinfektohen autobusët”, tha Shilegov.

Ka apeluar deri te NQP që të respektohen masat dhe protokollet që janë miratuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për mbrojtje nga Covid-19.

“Linjat e qytetit në asnjë moment nuk kanë qenë në regjimin e fundjavës, po me kapacitet të plotë”, siguron Shilegov.

Sa i takon se në autobusë nuk ka mekanizëm dhe person përkatës për mbajtjen e rendit dhe kontrollimit të qytetarëve se a mbajnë ose jo maskë, Shilegov tha se në rastet kur paraqitet një nevojë e tillë, atëherë ndërhynë edhe policia./TV21