Peizazhet e qarkut të Shkodrës janë përzgjedhur për realizimin e reklamës së re të kompanisë së njohur automobilistike Honda. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se kjo është një tjetër dëshmi e rritjes së interesit për Shkodrën si destinacion për produksione filmike dhe reklamuese ndërkombëtare. Sipas Ramës, përzgjedhja nga një markë globale si Honda e vendos zonën e Shkodrës në vëmendjen e industrisë ndërkombëtare të reklamave dhe produksioneve.
