Shilegov premton hapësirë pa makina, nga stacioni i vjetër hekurudhor deri në Bit Pazar

TË FUNDIT

“Rrugët janë për njerëzit”, porositën nga iniciativa “Me biçikletë” të cilët sot ngasnin biçikleta në rrugën “Vasko Karangeleski” e cila do të jetë e mbyllur 12 orë për veturat. Në pyetjen se sa janë të sigurt çiklistët në komunikacion, thonë:

“Kjo është çështje konfuze, e komplikuar, për shkak se nuk denoncohen aksidentet ku marrin pjesë çiklistët, por trajtohen si aksidente të vogla, tregojnë se nuk ka viktima, nuk ka përplasje, dhe numri është shumë më i ulët se numri real”, deklaroi Darko Petrovski nga Iniciativa “Me biçikletë”.

Petrovski i vlerëson me notën 3 kushtet për vozitje në qytet. Kushtet më të këqija janë në Kisella Vodë, Çair dhe Butel, shton ai. Nga ana tjetër, kryetari i Qytetit të Shkupit, është i kënaqur nga shtegu çiklist prej 60 km që është ndërtuar për 3 vjet.

“Shkupin do ta shndërrojmë në zonë më të madhe për këmbësorë në Evropë e cila do të shtrihet nga Stacioni i vjetër Hekurudhor deri në Bit Pazar”, tha Shilegov.

Ai shton se me Bas Rapid transit zona e njohur si “Rekordi” do të lirohet për këmbësorë.
Ndryshe, biçikleta është mjet kryesor udhëtimi në më shumë vende të botës, për shembull: në Kopenhagë 35% e punëtorëve në punë shkojnë me biçikletë. Në Amsterdam, Holandë, ka mbi 800.000 biçikleta. Montreali i Kanadasë ka shtigje biçikletash prej 600 kilometrave, kurse në Budapest ka 200km shtigje për biçikletë.