Shilegov: Do të krijojmë qasje për te pllaka e Nënës Terezë

TË FUNDIT

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov njoftoi se pllakat që u vendosën dje para pllakës përkujtimore të Nënës Terezë u hoqën për shkak se do të vendosen të tjera për të krijuar qasje të re.

Kjo do të ndodh gjatë ditës së sotme, njoftoi ai.

“U përpoqëm që pa shpenzuar para publike të mundësojmë një qasje deri te pllaka përkujtimore. Ashtu se si do të duket, gjatë ditës së sotme do të vendosen dhe t’u përgjigjemi kërkesave të shoqatave dhe ta mbrojmë pasqyrën e Nënës Terezë që të ketë qasje të papengueshme deri te pllaka”, tha Shilegov.

Pllaka përkujtimore u bë problematike sepse u bllokua nga gjelbërimi që u vendos nga një firmë e cila është anonime. Pati reagime nga publiku duke u kërkuar të krijohet rrugë që turistët të mund të afrohen deri te pllaka përkujtimore e shtëpisë memoriale të Nënës Terezë. Dje u vendosën disa pllaka, por të njëjtat nuk ishin të kalueshme lehtë dhe u larguan menjëherë.