Kush po luan me pllakën e Nënë Terezës? Njëherë s’mundet, tash mund të zhbllokohet

Must Read

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

Qeveria Hoti sot në mbledhjen e saj ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e...

Dezinfektim në bregun e lumit Vardar

Ekipe të Qytetit të Shkupit dhe të Brigadës së zjarrfikësve sot realizuan aksion për larjen dhe dezinfektimin...

Grant prej 61 milionë denarë për përmirësim të shërbimeve komunale për 12 komuna

Për 12 komuna janë ndarë  grant-mjete nga 60.895.919 denarë përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP),...
- Advertisement -

Autoritetet e Shkupit duket se nuk e kanë me rëndësi se si duhet të duket pllaka përkujtimore e shtëpisë memoriale të “Nënë Terezës”.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov njëherë tha se pllaka do të qëndrojë e bllokuar dhe nuk do të investojë para publike për të krijuar qasje deri te pllaka, kurse tash një gjë e tillë sërish ndodhi.

Por edhe kjo rrugë qasëse nuk është praktike, sepse gurët qëndrojnë shumë larg njëri-tjetrit  sa nuk mund t’i kap me lehtësi një hap i njeriut.

Nga  pamjet mund të shihet se në këtë vend në fillim është vendosur zhavor, por i njëjti është larguar më pas.

Të gjitha këto ndryshime janë bërë nga Qyteti i Shkupit, bëri të ditur drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani.

“Dje ne kemi pasur një takim joformal me investitorin i cili është drejtor i Rrugëve të Shkupit dhe ai na ka premtuar se tërë natën do të punojë dhe do ta shtrojë një rrugë deri atje që dalë ngadalë të rikthehen pozicionet ashtu siç kanë qenë ndoshta edhe më mirë. Kjo që po e shohim sot nuk është ajo që e kemi kërkuar por besoj se është një shenjë se do të bëhet diçka”, tha Skender Asani, drejtor i ITKSHSH-së.

Pyetëm Qytetin e Shkupit se si u bë që Shilegov ndërroi mendje dhe a është kjo zgjidhje e përhershme? U përgjigjën se vendosja e gurëve erdhi pas reagimit të publikut dhe nuk kanë ndikim financiar shtesë, ndërkaq nuk treguan se a është kjo zgjidhje e përkohshme.

Qyteti i Shkupit:
“Në drejtim të tejkalimit të këtij problemi, Qyteti i Shkupit ka vendosur gjelbërim me të cilin mundësohet qasje deri te pllaka-përkujtimore. Këto pllaka janë nga rezervat e NP “Rrugë dhe rrugica” dhe vendosja e tyre nuk ka ndikim financiar shtesë”.

Ndërkaq Asani paralajmëroi edhe reagime të tjera deri sa të arrihet zgjidhje ideale dhe njoftoi se do të kërkojë që kjo hapësirë të shndërrohet në objekt i mbrojtur kulturor.

“Po që se neglizhohet kjo dhe manipulohet ky reagim i yni, unë besoj se kështu si jemi mbledhur sot, ne do t’i përdorim edhe reagimet tjera si institucionale por edhe qytetare”, tha Skender Asani, drejtor i ITKSHSH-së.

Reagimeve u janë bashkëngjitur edhe Shtëpia Muze “Nënë Tereza”, Universiteti “Nënë Tereza” dhe shoqatat “Nënë Tereza” në Strugë dhe Shkup.  Debati për bllokimin e pllakës ka një javë që po zhvillohet, por ende pa zgjidhje të denjë.

- Advertisement -

Latest News

Dezinfektim në bregun e lumit Vardar

Ekipe të Qytetit të Shkupit dhe të Brigadës së zjarrfikësve sot realizuan aksion për larjen dhe dezinfektimin e bregut të lumit Vardar.

Grant prej 61 milionë denarë për përmirësim të shërbimeve komunale për 12 komuna

Për 12 komuna janë ndarë  grant-mjete nga 60.895.919 denarë përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP), që e zbaton Ministria e...

Për 24 orë, 155 të arrestuar gjatë orës policore

Në 24 orët e para nga kthimi i masave rigoroze, janë regjistruar  481 shkelje  te personat të cilët nuk kanë mbajtur  mbrojtje...

Dymbëdhjetë shkelje të orës policore në rajonin e Tetovës

Nga ora 7.00 të premten e deri në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm SPB Tetovë shënon 12 raste të mosrespektimit të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -