“Cilido që të jetë koalicioni mes VMRO-DPMNE-së dhe eventualisht partive tjera të palës shqiptare do të përfundojë me humbjen e tyre” – kështu u shpreh kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kur u pyet për koalicionet e mundshme në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit.
“Nuk është punë e imja t’i komentoj marrëveshjet politike në mes partive politike. Sa i përket pjesës në Qytetin e Shkupit, cilido që të jetë koalicioni mes DPMNE-së dhe eventualisht partive tjera të palës shqiptare do të përfundojë me humbjen e tyre. E di si është përkushtimi im prej 3 vjetësh që kur unë u bëra kryetar komune, si është përkushtimi i kolegëve të mi dhe kushdo që të jetë kandidati nuk besoj se do të kenë aq fuqi koalicionuese në DPMNE që të mund t’i tërheqë votat e qytetarëve”, tha Shilegov.
