Ushqim i llojllojshëm, ëmbëlsira , u prezentuan në parkun e qytetit në festivalin e ushqimit në rrugë “Shija e Shkupit”. Organizatorët thonë se gjatë dy ditëve në vijim qytetarët do të mund të shërbehen me shijen e ushqimit të Shkupit.
“Po prezantojmë çdo lloj të ushqimit që shërbehet në rrugë. Shkupi ka çfarë të ofrojë. Këtë mund ta shiheni edhe vetë. Edhe oferta është e madhe, por edhe kërkesa gjithashtu. Krahas ekspozuesve tanë, të cilët do të qëndrojnë këtu për dy ditë, kemi edhe pjesë programore e cila fillon nga ora 11 dhe përfundon në orën 20 edhe gjatë fundjavës”, theksoi Sofija Kuzmanovska, Organizatore
Pak metra më larg parkut, fëmijë të zbukuruar me lule po defilojnë në festivalin e gjashtë dyditor “Shkupi Lulëzon”. Gjatë festivalit shkupjanët do të kenë mundësi në Parkun e qytetit të shohin prodhimet e ndërmarrjeve që punojnë me kultivimin e luleve.
“Siç e shiheni edhe ju qëllimi parimor i festivalit është sensibilizimi i fëmijëve dhe të gjithëve që jetojnë në qytetin e Shkupit, ne si NP jemi të interesuar që të kemi një ambient të shëndoshë në qytetin e Shkupit. u shpreh Ardijan Muça drejtori i NP “PARQE DHE GJELBËRIME”
Pjesë e festivalit është muzika dhe 12 punëtoritë për fëmijë, pasi siç thanë organizatorët, ky manifestim urban është një shoqërim mes dashamirëve të lules dhe natyrës. Në këtë ngjarje prezantohen mbi 30 lulishte dhe kompani për hortikulturë, institucione, dhe organizata joqeveritare nga sfera e ekologjisë.
PËRGATITI: ZIMER JASHARI
