Qitje artilerie për 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë

TË FUNDIT

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, sot në orën 19:00, në kazermën “Ilinden” në Shkup, Batalioni i Artilerisë i Armatës do të realizojë qitje artilerike nderi, me 10 breshëri nga gjashtë mjete artilerike.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, në orën 18:00 do të realizohet qitje provuese artilerike, me një breshëri nga gjashtë mjete artilerike.

Qitja e nderit është pjesë e aktiviteteve protokollare të Armatës, të cilat zhvillohen me rastin e shënimit të 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.