Shi i rrëmbyeshëm në Bukuresht, rrugët rreth stadiumit sikur të Dizhonit në Çair

TË FUNDIT

Shi i rrëmbyeshëm ka kapluar Bukureshtin, qytetin ku nesër përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të zhvillojë ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian 2020.

Shiu shkaktoi mjaftë problem edhe për organizatorët e ndeshjes, me çka gazetarët nuk kanë mundur të arrijnë deri tek press-qendra për të tërhequr akreditimet.

Ndryshe shiu nxori në pah edhe problemet infrastrukturore të Bukureshtit. Rrugë me gropa dhe baltë, që të kujtojnë rrugët e lagjes Dizhon të Çairit./TV21