“Shi i dendur, borë në vendet më të larta”, njihuni me parashikimin e motit për sot

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët. Në mëngjes do të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende në orët e pasdites do të jenë të dendura. Në viset malore dhe në disa vende më të larta pasdite do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila përgjatë Vardarit herë pas here do të përforcohet.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të dendura shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Në ditët në vijim nën ndikimin e valës së lagësht do të përhapen reshjet nga perëndimi gjatë natës, të cilat do të jenë më të bollshme sot, si dhe mëngjesin e nesërm (lokalisht mbi 30 l/m2). Në zonat malore do të ketë reshje bore, ku mbulesa e borës do të rritet ndjeshëm, ndërsa nga nesër nga fundi i ditës do të ketë borë të herëpashershme në disa vende më të larta, veçanërisht në perëndim.

Më pas në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me reshje të dobëta lokale shiu dhe bore në zonat malore, ndërsa veçanërisht ditën e mërkurë borë do të ketë edhe në vendet më të larta.