Shesin lule në trotuare! Akuzojnë Komunën se për dikë është nënë, për dikë njerkë

TË FUNDIT

Shitësit ambulantë dhe ata të luleve në Tetovë, akuzojnë Inspektoratin Komunal se për dikë është nënë e për dikë njerkë. Në çdo qytet ka vend të posaçëm për shitësit e luleve, gjë që mungon në Tetovë shprehen ata, ndërsa Inspektorati jo vetëm që i largon dhe i gjobitë në mënyrë selektive.

“Kemi problem se duan të punojmë. Me lule kemi 10 vite që merremi. Duam të na e mundësojnë një vend, që të punojmë e të mos kemi çdo ditë problem me inspektorët. Lule shiten në të gjithë Evropën, në të gjithë botën, kudo në qytete”.

“Ka 10-15 vite që shesim lule, por tash ka ndryshuar, çdo vit kemi pasur problem. Më parë paguanim diçka, tash nuk duan as paguajmë as asgjë. Unë mundohem të prodhoj nga pak lule, të shesh, s’kam ku i shes. Njëri thotë nuk ke të drejtë, tjetri ke të drejtë, nuk e di as unë.
-A ju përzënë të gjithëve apo disa i përzënë e disa i lënë?
Po ndokush shet, ndokush nuk shet. Siç shesin të tjerët edhe unë dua të shes”.

Kemi problem personalisht me komunën. 15 vite që shesim lule, t’ua caktojmë këtu, t’ua caktojmë atje dhe erdh përfundimi se lule nuk po shesim. Nëse problemi është se ne nuk dimë t’i shfrytëzojmë hapësirat, le të na I bëjnë disa vende ku duhet dhe ne jemi të gatshëm të dalim, nuk themi se duam këtu apo atje. Ndonjë e lënë, ndonjë nuk e lënë”.

Shefi i inspektoratit komunal mohon që të ketë selektime se kush lejohet e kush jo që të shesë në trotuar.

“Shitësit e duhanit mbajnë një tavolinë të vogël aty, dhe kur kalojnë rendmbajtësit tanë, inspektorët, e marrin atë tavolinën, largohen, mirëpo më pas rikthehen dhe ne jemi sërish në vendin e duhur, por aty ka pasur aq shumë shitës që tani janë në numër shumë të vogël që edhe ata nuk janë aty sipas ligjit, në Tetovë trotuaret janë të pastra dhe ne vazhdojmë të bëjmë pastrimin e trotuareve.
-Domethënë nuk bëni selektime?
-Nuk ka selektime”, tha Abdylgani Aliji, shef i
Inspektoratit Komunal.

Më 20 dhjetor, kreu i komunës, Bilall Kasami, vizitoi tregun e gjelbër ku premtoi zgjidhje për shitësit ambulant. Edhe në fushatë Kasami e vizitoi këtë treg, ku kërkonte mbështetjen e shitësve, përfshirë atyre në trotuare.