Shërohen 184 punonjës shëndetësor të infektuar me Covid-19

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se gjithsej nga 235 punonjës shëndetësor që janë të infektuar me Covid-19, 184 prej tyre janë shëruar dhe të njejtit tashmë janë kthyer në vendet e punës.

Filipçe, informoi se edhe në Kumanovë, ku një numër i madh të infektuarve me koronavirus kanë qenë punonjës shëndetsor, gjithsej  70, ndërsa 50 prej tyre janë shëruar dhe janë kthyer në vendet e punës dhe të gjitha repartet në spital funksionojnë në mënyrë normale.