Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 2768 të Romës, është organizuar një ngjarje përkujtimore në hipodromin e famshëm historik, “Circus Maximus”, në të cilën morën pjesë rreth 2.000 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Për të treguar bukuritë historike dhe kulturore të Romës “Gruppo Storico Romano” me 2000 pjesëmarrësit e saj të veshur me rroba që ishin veshur gjatë sundimit të Perandorisë Romake, përmes shfaqjes teatrore treguan themelimin e Romës.
Të veshur si gladiatorë, ushtarë romakë, fshatarë dhe senatorë, pjesëmarrësit kanë tërhequr vëmendjen e turistëve ashtu edhe të banorëve vendas duke ecur në këmbë nga “Circus Maximus” deri tek “Koloseu”, amfiteatri romak i famshëm ku janë mbajtur luftërat mes gladiatorëve, që sot paraqet simbolin e Romës.
Sipas traditës që njihet, qyteti i Romës u themelua më 21 prill, 753 para erës së re. Ishte emëruar sipas mbretit të tij të parë, Romulus.
